×
  • Showbiz
  • Show

    Angelina Jolie zgjedh paqen, çfarë i kërkon aktorit Brad Pitt?

    Insajderi
    19 July 2024 - 00:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i Hollywood-it Angelina Jolie, ka shprehur përmes avokatit të saj një kërkesë personale ndaj ish-bashkëshortit, Brad Pirtt, për të ndërprerë proceset gjyqësore dhe për rrjedhojë, për të qetësuar tensionin në marrëdhënien e tyre.

    Përfaqësuesi ligjor i Jolie-t, Paul Murphy tha në një deklaratë se Pitt “ka kontrollin e të gjitha pronave që çifti ndajnë, si dhe kontrollin e biznesit, por megjithatë ai kërkon më shumë dhe po padit e Angelinën për 67 milionë dollarë plus dëmshpërblim”.

    “Angelina po i kërkon sërish zotit Pitt të ndalojë së luftuari dhe më në fund ta lërë familjen e tyre të lëvizë, dhe nëse zoti Pitt nuk e heq padinë kundër saj, ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë të gjitha provat e nevojshme për të hedhur poshtë pretendimet e tij”, thotë Murphy

    Çështja ligjore mes ish-çiftit do të ndiqet në dokumentet në posedim të Pitt që kanë të bëjnë me komunikimet që ai kishte me palët e treta pas incidentit të vitit 2016, kur Jolie pretendon se ai sulmoi anëtarët e familjes së tyre gjatë një fluturimi.

    Jolie refuzon t’i shesë atij aksionet e saj në kantinë, sepse Pitt kërkon që ky informacion të mbahet përgjithmonë dhe ajo nuk është e gatshme t’i angazhohet atij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark