×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Anglia ia bllokon të gjitha asetet Abramovichit – këto janë efektet e mëdha negative për Chelsean

    Insajderi
    10 March 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në mëngjes, Qeveria e Anglisë ka vendosur që do t’i vendos sanksione pronarit rus të Chelseat, Roman Abramovich, duke ia bllokuar të gjitha asetet që ai i posedon në Britanin e Madhe. Pronari rus Abramovich është i përfshirë në bisedimet për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

    Sanksionet i janë vendosur multi-miliarderit për shkak raporteve të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

    Abramovich ditë më parë ka bërë të ditur se ka vendosur ta shes klubin e Chelseat për çmimin katër miliardë dollarë.

    Megjithatë, pas këtij vendimi shitja e klubit nuk mund të ndodhë deri në një vendim të radhës.

    Klubi i Chelseat mund të zhvillojë veprimet e tij me një licencë speciale të lëshuar nga Qeveria e Anglisë.

    Po ashtu, bileta nuk mund të shiten dhe në stadium mund të shkojnë vetëm ata që kanë biletën vjetore për të parë Chelsean në Stamford Brigde dhe në stadiumet tjera.

    Ai kishte blerë klubin e Chelseat në vitin 2003 për shumën e 150 milionëve eurove dhe që nga ajo kohë, klubi londinez ka fituar 19 tituj. /Insporti.com/

    https://insporti.com/lajmi-i-fundit-qeveria-e-anglise-i-vendos-sanksione-roman-abramovichit/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark