×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Anglia mposht Kroacinë me golin e Sterlingit

    Insajderi
    13 June 2021 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anglia ka nisur mbarë Kampionatin Evropian “Euro2020”, pasi ka mposhtur Kroacinë me rezultatin 1:0, raporton Insporti.com.

    “Tre Luanët” e nisën për mrekulli ndeshjen duke rrezikuar portën e kroatëve nëpërmjet talentit, Phil Foden. Foden goditi shtyllën e portës kroate, duke iu mohuar goli në minutat e parë të ndeshjes.

    Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e baraspeshuar në mesfushë, me një dominimim më të lehtë të anglezëve.

    Pjesa e parë përfundoi baras pa gola.

    Edhe pjesa e dytë, filloi me dominimin e Anglisë duke shtuar presionin në portën e kroatëve.

    Ishte minuta e 57-të kur Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling shënoi golin e fitores.

    Sterling u asistua nga mesfushori Kalvin Philips, i cili për mrekulli nga mesfusha dërgoi topin në zonën e kroatëve, të cilën e shfrytëzoi siç duhet sulmuesi anlgez.

    Kroacia në minutat e fundit të ndeshjes rifitoi posedimin e topit, por pa krijuar ndonjë rast të rrezikshëm.

    Kjo është humbja e parë në ndeshjen e hapëse për Kombëtaren e Kroacisë, pasi në pesë turnet e kaluara gjithmonë i ka fituar.

    Anglia me këtë fitore do të kryesojë grupin D me tri pikë.

    Ndërsa ndeshja e dytë e këtij grupi do të zhvillohet të hënën (nesër) ndërmjet Skocisë dhe Republikës së Çekisë me fillim të orës 15:00. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark