Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore kundër Italisë, e vlefshme për Grupin C të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
“Tre Luanët” fituan 3:1 me përmbysje në rezultat kundër Italisë në stadiumin Ëembley në Londër,
Scamacca befasoi vendasit vetëm pas 15 minutave kur kaloi në avantazh Italinë.
Shifrat i barazoi Harry Kane nga penalltia 17 minuta më vonë.
Marcus Rashford u përkujdes që të përmbys rezultatin në minutën e 57-të për Anglinë, gol në të cilin merita të mëdha kishte edhe ylli i mesfsushës Bellingham.
Gjasat e Italisë në këtë takim i shuajti sërish Harry Kane që shënoi përballë me portierin në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Anglia zë vendin e parë me 16 pikë njëherit duke siguruar matematikisht kualifikimin në Evropian, tri më shumë se Ukraina që tani ngritet në pozitën e dytë.