×
Show

Anija fluturuese e viteve ’20 që doli shpejt nga moda

Insajderi
25 June 2016 - 18:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në korrik të vitit 1929 nisi fluturimet një simbol luksoz i udhëtimeve në ajër dhe në det.

Anija fluturuese Dornier Do-X, e financuar nga Ministria gjermane e Transporteve, ishte një ide e Dr. Claudius Dornier.

Ajo mbante deri në 100 pasagjerë, të cilët trajtoheshin në një sallon ngrënie dhe një bar.

Kishte 12 motorë dhe peshonte 61 ton, shkruan mapo.

Megjithatë nuk arriti të kishte pasagjerët që pretendonte dhe shumë shpejt doli nga moda, edhe pse kishte fluturuar në SHBA, Evropë, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark