Aktorja e njohur amerikane, Anne Hathaway, është bërë nënë për herë të parë.
Mësohet se 33-vjeçarja ka lindur të voglin e saj më 24 mars, por lajmi bëhet publik vetëm dy javë më vonë.
Anne dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, kanë zgjedhur një emër tradicional për vogëlushin. Sipas E! Neës, ata e kanë quajtur Jonathan Rosebanks Shulman, shkruan Daily Mail.
Fituesja e Oscarit asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën e saj për të qenë një nënë qysh nga viti 2013 në revistën Vogue
Çifti kanë qenë bashkë që nga viti 2008,mirëpo propozimin për martesë Anne morri në vitin 2011, kurse para dy jave dyshja janë bërë prindër për herë të parë./Insajderi.com