×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni aplikon fushatën derë më derë

    Insajderi
    29 September 2021 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, ka vijuar me vizitat në terren, për ta shpalosur programin e tij për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

    “Pritje e përzemërt në lagjen “JeniMale” dhe “Kurilë”. Së bashku me bartësin e listës, Hanefi Muharremi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me qëllim që të shmangim grumbullimin e njerëzve në këto rrethana pandemie, programin tonë po ua shpërndajmë qytetarëve derë më derë”, ka thënë Quni.

    Më tej, Quni theksoi se biseda me banorët e këtyre lagjeve ishte shumë e përzemërt, ndërsa kërkesat e tyre i cilësoi si modeste e që lidhen me dështimin e pushtetit në ikje, për të cilin tha se ka dështuar që t’ju ofroj shërbime minimale e bazike infrastrukturore këtyre banorëve.

    Quni, iu tha banorëve se, bashkë me ekspertët e tij ka projekte të qarta e konkrete të cilat do t’ua përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre.

    Në vijim, Quni vizitoi edhe disa biznese, nga ku tha se bizneset e vogla dhe të mesme janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe uljen e numrit të të papunëve në komunën tonë.

    “Përgjatë mandatit tim, këto biznese do ta kenë mbështetjen e pakusht me forma të ndryshme të lehtësimeve tatimore, subvencionimin e atyre që punësojnë praktikant dhe rregullimin e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre”, shtoi Quni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark