Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar fshatin Grazhdanik. Me këtë rast, ai tha se banorët u ankuan që qeveria lokale i ka lënë në mjerim të thellë.
“Rrjedhja e ujërave të zeza nga kanalet e hapura kalon përmes tërë fshatit, bashkuar edhe me ujërat e zeza që vijnë nga fshati Kobaj e lagjja “Jeta e Re”, duke ua bërë kështu banorëve jetën të padurueshme nga kundërmimi i rënd”, theksoi Quni.
Në vijim ai shpalosi programin e tij qeverisës për Grazhdanikun dhe komunën e Prizrenit.
Ndërsa, në fund të vizitës, ai tha se, së bashku do ti ndëshkojmë me votë ata që nuk punuan asgjë dhe do ta bëjnë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.