Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në vazhdën e vizitave “derë me derë”, ndaloi te disa zejtarë për të cilët tha se ndihet krenar.
Me këtë rast, ai tha se Prizreni ndihet krenar që e ka Filigranin, ku shtoi se me dashuri dhe pasion, zejtarët që punojnë këtu e mbajnë gjallë traditën e vjetër të kësaj zejtarie në qytetin tonë.
Në fund, theksoi se ne do t’i mbështesim në vazhdimësi, në mënyrë që ta ruajmë këtë zeje të vjetër që identifikohet me shpirtin e Prizrenit.