Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vijuar me fushatën shtëpi më shtëpi.
Ndalesa e tij e radhës ishte në lagjen “Ali Pashë Tepelena”, ku banorët i shpërfaqen zhgënjimin e tyre me pushtetin në ikje. Me këtë rast, Quni u premtoi se me qeverisjen e tij do të ndërtojnë aty ku nuk është ndërtuar dhe do të intervenojmë në secilën rrugë e lagje të qytetit për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve.
Në fund të takimit, Quni theksoi se, bashkë ia dalim ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.