Ish konkurrentët e “PërPuthen” Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba, ani pse nuk dolën çift nga emisioni, nuk i kanë shkëputur lidhjet e mira miqësore.
Dyshja shihen shpesh bashkë në rrjetet sociale, apo edhe në emisione të ndryshme.
Mirëpo si duket lidhja e tyre miqësore ka krisur sërish.
Antonela ka publikuar një fotografi, e cila paraqitej me një dekolte të hapur në pjesën e gjoksit, dhe dukej shumë tërheqëse.
Një fans i ka komentuar “Kot për muhabet: Pse e hoqe Mevlanin nga followersat?”.
Antonelës, nuk i ka shpëtuar kjo pyetje, dhe i është përgjigjur: “Se është askushi për mua”.