×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Antonela Roccuzzo ‘imitoi’ Messin dhe u bë ‘virale’ në gjithë botën: Çfarë po shikon, budalla?!

    Insajderi
    12 December 2022 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas ndeshjes së nxehtë të kombëtares së Argjentinës kundër Holandës, që e kualifikoi Albiceleste në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar, Lionel Messi doli para mediave dhe pati një reagim që bëri xhiron e gjithë botës.

    Ylli argjentinas ishte gati të fliste me “TyC Sports” kur Wout Weghorst, sulmuesi holandez që shënoi dy gola dhe barazoi në mënyrë të pabesueshme ndeshjen nga 2-0 në 2-2, doli pas kamerës dhe po e shikonte shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

    Pikërisht atëherë Leo ktheu “pllakën” në mënyrë sfiduese dhe lëshoi disa fjalë që u bënë menjëherë “virale”: “Çfarë po shikon, budalla? Shko atje!” Ky shpërthim i Messit, i cili zakonisht nuk ka këtë lloj reagimi, shumë shpejt u bë “meme” e madje dhe tatuazh.

    Mirëpo, familja e “Pleshtit” nuk ka mundur ta shohë drejtpërdrejt se çfarë ka ndodhur, pasi kanë qenë në stadium, ndaj momenti televiziv iu ka mbërritur me video në celularin e tyre.

    Dhe pikërisht kur Antonela Roccuzzo dhe kunati i saj Matías, vëllai i Leos, po shikonin videon e përmendur më lart, teksa largoheshin nga stadiumi, u kapën nga celulari i një përdoruesi të rrjetit social, i cili publikoi momentin qesharak në të cilin të dy “imitojnë” 10 e Argejtninës. Sigurisht, kjo video është bërë po ashtu tejet “virale”.

    “Çfarë po shikon budalla?”, – shihet gruaja e Messit duke i thënë yllit nga Rosario në cellular. Georgina ka veshur fanellën alternative të kombëtares dhe një kapele lejla, më pas të gjithë qeshin me të madhe.

    https://youtube.com/watch?v=-aGubeXT2gk%3Ffeature%3Doembed

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark