×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Anulohet koncerti i paraparë të mbahej në Prishtinë

    Insajderi
    24 September 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, kryetari i Prishtinës ka njoftuar se është vendosur që të anulohet koncerti i paraparë të organizohej këtë mbrëmje në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

    Koncerti i paraparë të organizohej në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë është anuluar këtë të diel, për shkak të sulmit terrorist në veri të Kosovës.

    Koncerti, i cili ishte planifikuar nga Ambasada Italiane dhe do të përfshinte këngëtarë të rinj të Festivalit Sanremo, është hequr nga programi pas humbjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri gjatë sulmit të së dielës në fshatin Banjskë në veri të vendit.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për këtë vendim në një postim në Facebook, duke shprehur respektin ndaj ngjarjes tragjike dhe ndikimin që ka pasur në vend.

    “Për shkak të sulmit terrorist i cili ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, anulohet koncerti i organizuar nga Ambasada Italiane me këngëtarët e rinj të festivalit Sanremo, i cili parashihej të mbahej sonte në bulevardin “Xhorxh Bush””, ka shkruar Rama.

    Sulmi terrorist solli vdekjen e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e policit Alban Rashiti dhe tre të tjerëve.

    Ndërsa, policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

    Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark