×
  • Lajme
  • Insajderi

    Anulohet pazari 1.5 milionësh i ‘Parking Prishtina’ me ‘Besa Security’

    Insajderi
    20 May 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tenderi 1.5 milionë euro që u bë ndërmjet Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” dhe kompanisë së sigurimit “Besa Security” është anuluar më 19 maj. Ani pse ishte dhënë kundërligjshëm, arsyetimi i komunës për anulimin e kontratës milionësh nuk kishte të bënte fare me pazarin që kishin bërë “Prishtina-Parking” dhe “Besa Security”, shkruan Insajderi.

    Sipas të dhënave të publikuara në platformën e-prokurimi, ky tender anulohet pasi kompania e sigurimit “Besa Security” nuk kishte sjellur Sigurimin e Ekzekutimit me kohë.

    “Ky aktivitet i prokurimit Anulohet ne baze te dispoziatave te LPP-se, per shkak qe Operatori Ekonomik qe i eshte dhene tenderi nuk ka sjelle Sigurimin e Ekzekutimit me kohe. Kerkesa per te sjelle sigurimin e ekzekutimit eshte bere permes email me daten 05.05.2022 ku ju eshte lene afati deri me 10.05.2022. Ndersa Operatori Ekonomik eshte pergjigjur permes emailit me daten 16.05.2022 me kerkese qe ky afat te shtyhet deri ne fund te muajit Maj”

    “Andaj duke pas parasysh qe vonesat ne kete rast e demtojne interesin dhe parane publike dhe shto shkakun qe AK eshte detyruar te filloj me procedure me te shpejte, andaj per shkak te voneses se OE ne dorzimin e Sigurimit te Ekzekutimit, ne kemi vendosur ta anulojme kete tender per te mos pas vonesa me te medha”, thuhet në njoftim.

    Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” më 17 maj të këtij viti kishte shpërblyer me tender në vlerë 1.5 milionë euro kompaninë e sigurimit “Besa Security” për vendosjen dhe menaxhimin e kamerave për trafik në Komunën e Prishtinës.

    Me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, të mbyllur, “Prishtina Parking” Sh.a. ka përzgjedhur “Besa Security” që të realizojë projektin e vendosjes dhe menaxhimit të kamerave në trafik.

    Kontrata parashihet të zgjasë tri vjet, bazuar në Dosjen e Tenderit.

    Projekti parashihte identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark