×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Anulohet takimi i katër ministrave të Mbrojtjes që pritej të mbahej sot në Prishtinë

    Insajderi
    10 February 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën organizimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot pritej të mbahej takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

    Takimi “Regional Alliance on Smart Defence” ishte paraparë të mbahej në Prishtinë dhe pritej të lexohej deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.

    Por, ky takim është anuluar mëngjesin e sotëm.

    “Ju njoftojmë se për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit në Turqi dhe angazhimit për mbështetje të operacionit humanitar, konferenca e përbashkët e planifikuar me ministrat e mbrojtes të shteteve të rajonit është shtyer për një datë tjetër. Për datën e mbajtjes së konferencës do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark