×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet takimi i liderëve maqedonas në Vjenë

    Insajderi
    21 April 2016 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anulohet takimi i krerëve të partive më të mëdha politike, i paraparë për nesër në Vjenë të Austrisë. Lajmin për Alsat e konfirmoi edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, e cila shpreh keqardhje për një gjë të tillë duke theksuar se tani përgjegjësia për zgjidhjen e krizës dhe për progres në rrugën euro-atlantike bie mbi liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

    “Na vjen keq që takimi i liderëve i planifikuar për më 22 prill nuk do të mbahet. Ne vazhdimisht kemi thënë se shkelja e Marrëveshjes së Përzhinës do të ketë pasoja serioze për vendin. Neve na vjen thellësisht keq për çdo hap retroaktiv që e largon vendin nga aspiratat e BE-së. Ne mbetemi në dispzocion për ndihmë të partive tani dhe në të ardhmen”, ka thwnw Maja Kocianciq, zwdhwnwse e Komisionit Evropian.

    “Megjithëse përgjegjësia për të siguruar progres demokratik dhe për të ecur para në rrugën euro-atlantike bie mbi vetë partitë politike”.

    Ndërkohë edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani shprehet se takimi i Vjenës do të kishte kuptim vetëm nëse në të do të merrnin pjesë të gjithë liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Sipas tij me anulimin e takimit u lëshua edhe një shans për zgjidhjen e krizës. Nga BDI, këmbëngulin që zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës është çelësi i zgjidhjes së krizës politike, njofton Alsat-M.

    “Ky vendim sot tregon se të gjitha palët nuk e kanë dhënë pëlqimin për të marr pjesë atje, atëherë na mbetet që ne ta zgjedhim krizën këtu. Ne kemi përgjegjësi para elektoratit tonë që të dalim nga interesat partiake dhe të sjellim një vendim të rëndësishëm për qytetarët. Ashtu që ne do t’i jap shans çdo procesi të mundshëm që do të na ndihmon sa më shpejt të dalim nga kriza dhe t’i kthemi jetës normale dhe agjendave tona euro-atlantike. Pas këtij dështimi elitave politike ju mbetet seriozisht të marrin përgjegjësitë që kanë para qytetarëve dhe të sjellin vendim në interes të tyre”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

    Anulimi i takimit të Vjenës pasoi vetëm një ditë pasi lideri Opozitarë Zoran Zaev, kushtëzoi pjesëmarrjen e tij në Vjenë me tërheqjen e vendimit të presidentit Ivanov për abolim, dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark