Vjen një ditë që telefoni juaj nuk ju duket aq i shpejtë se ç’ishte në fillim. Kur kjo ndodh, ju duhet më shumë të gjeni një zgjidhje, një proces acarues ku çdo tentativë duket sikur nuk funksionon.
Pasi mbyllni disa aplikacione në sfond apo aktivizoni e çaktivizoni disa funksione, e gjitha që ju ngelet është të provoni një resetim të telefonit.
Megjithatë ka ngelur edhe diçka tjetër që duhet të bëni dhe ajo është të pastroni depot e aplikacioneve.
Duke i pastruar depot – cache – ku aplikacionet ruajnë të dhëna të përkohshme, mund të rezultojë proces po aq efektiv sa edhe një resetim i telefonit në rritjen e performancës së tij.
Gjithashtu ky proces nuk rrezikon të dhënat personale, konfigurimet tuaja e as aplikacionet e instaluara. Natyrisht disa të dhëna si informacione kyçjeje do të humbasin.
Është e mundur që me kalimin e kohës të dhënat e ruajtura në depot e aplikacioneve mund të korruptohen duke shkaktuar probleme në performancë, dështim të aplikacioni, ndërfaqe të ngadaltë që zakonisht kërkojnë një resetim. Nëse telefoni apo pajisja juaj shfaq këto simptoma, pastrimi i depove të aplikacioneve është ajo që duhet të bëni për tu rikthyer tek performanca normale.
Siç e përmendëm më lart të fshish depot e aplikacioneve nuk do të preken të dhënat personale e as konfigurimi i sistemit e as të çinstalohen aplikacione.
Por mund të humbisni kredencialet, lojërat e luajtura dhe të dhëna të tjera të përkohshme. Nëse dëshironi të ruani këto të dhëna duhet të bëni një “back-up” sistemi.
Gjithashtu nëse keni tentuar pastrimin e depos së aplikacioneve por nuk ka zgjidhur problemin, atëherë duhet të bëni një reset të plotë.
Një prej mënyrave më të thjeshta është të përdorni aplikacionin e Google të quajtur Files by Google. Mund tu duket zgjidhje e çuditshme por është mënyra më e thjeshtë për ta bërë.
Këtë procedurë mund ta aplikoni nga Cilësimet te Sistemit në vend të aplikacionit Files by Google përmendur më lartë.