Në uebsajtin zyrtar të Allo është publikuar një baner i cili thotë se aplikacioni do të mbyllet më 12 Mars dhe duhet të eksportoni bisedat nëse nuk dëshironi ti humbisni.
Google na lajmëroi që nga viti i kaluar për lamtumirën e aplikacionit të komunikimit Allo dhe tashmë ka ardhur momenti.
Në uebsajtin zyrtar të Allo është publikuar një baner i cili thotë se aplikacioni do të mbyllet më 12 Mars dhe duhet të eksportoni bisedat nëse nuk dëshironi ti humbisni.
Faqja e ndihmës së Allo thotë se mund të shkarkoni bisedat, fotot, videot dhe skedarët e shpërndarë duke shkuar tek Settings – Chat. Të gjitha mesazhet do të ruhen në formatin CSV ndërsa të dhënat do të shkarkohen si pako ZIP.
Google fillimisht lançoi Allo me një shërbim video të quajtur Duo në 2016-ën. Ky i fundit pati sukses dhe tërhoqi një bazë të konsiderueshme përdoruesit për të siguruar të ardhmen e tij.
‘Allo’ asnjëherë nuk u bë hit tek masat. Si rezultat gjigandi i teknologjisë vendosi të vrasë Allo dhe disa prej funksioneve të tij si Smart Reply dhe GIF ti sjellë tek aplikacioni i Messages me RCS.
Sakaq Duo do të vijojë rrugëtimin e madje në Shkurt mbërriti edhe në ueb me thirrje video dhe audio.