Insajderi
Biznes

Aplikacioni i komunikimit ‘Google Allo’ nuk do të jetë më në përdorim

Insajderi
13 March 2019 - 08:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në uebsajtin zyrtar të Allo është publikuar një baner i cili thotë se aplikacioni do të mbyllet më 12 Mars dhe duhet të eksportoni bisedat nëse nuk dëshironi ti humbisni.

Google na lajmëroi që nga viti i kaluar për lamtumirën e aplikacionit të komunikimit Allo dhe tashmë ka ardhur momenti.

Në uebsajtin zyrtar të Allo është publikuar një baner i cili thotë se aplikacioni do të mbyllet më 12 Mars dhe duhet të eksportoni bisedat nëse nuk dëshironi ti humbisni.

Faqja e ndihmës së Allo thotë se mund të shkarkoni bisedat, fotot, videot dhe skedarët e shpërndarë duke shkuar tek Settings – Chat. Të gjitha mesazhet do të ruhen në formatin CSV ndërsa të dhënat do të shkarkohen si pako ZIP.

Google fillimisht lançoi Allo me një shërbim video të quajtur Duo në 2016-ën. Ky i fundit pati sukses dhe tërhoqi një bazë të konsiderueshme përdoruesit për të siguruar të ardhmen e tij.

‘Allo’ asnjëherë nuk u bë hit tek masat. Si rezultat gjigandi i teknologjisë vendosi të vrasë Allo dhe disa prej funksioneve të tij si Smart Reply dhe GIF ti sjellë tek aplikacioni i Messages me RCS.

Sakaq Duo do të vijojë rrugëtimin e madje në Shkurt mbërriti edhe në ueb me thirrje video dhe audio.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark