×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aplikimi i Kosovës në KiE, ambasadori gjerman tregon të mirat dhe të këqijat e raportit të ekspertëve ligjorë

    Insajderi
    29 November 2023 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Evropës mbi Kosovën, ku flitet për sistemin politik e juridik me standardet e KiE-së.

    Rohde tha se lajm i mirë në këtë raport është se rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërkaq lajm i keq është që moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Deçan shënon shkelje të qartë të sundimit të ligjit.

    Lajmi i mirë: rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Lajmi i keq: Moszbatimi i vendimit të GJK-së në Deçan shënon shkelje të qartë të sundimit të ligjit“, ka shkruar Rohde në X.

    Tutje, Rohde tha se dy rekomandimet e para të raportit për Kosovën në sundimin e ligjit janë: 1. Zbatimi pa vonesë i vendimeve të Deçanit dhe 2. Respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit, duke u përmbajtur nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark