Apple iPhone 6 dhe 6S Plus janë ndaluar nga shitja në kryeqytetin Kinez nga autoriteti rregullator i pronësisë intelektuale sipas Wall Street Journal.
Autoritetet pretendojnë se Apple ka shkelur disa patenta dizajni që i përkasin telefonit kinez Baili 100C.
Vendimi i gjykatës për ndalimin nga shitja të iPhone, nuk prek gjeneratën e fundit të telefonëve inteligjent të Apple.
Megjithatë kjo është një tjetër goditje e rëndë ndaj kompanisë pas humbjes së të drejtave të përdorimit të titullit “iPhone” në telefonët e saj muajin e kaluar në Kinë.
Ky shtet është një treg shumë i rëndësishëm për Apple dhe më i madh pasi SHBA-ve për gjigandin amerikan, shkruan pcëorld. Kompania konfirmoi se urdhri për ndalimin e shitjeve është apeluar dhe iPhone së shpejti do të dalë në shitje përsëri.