Apple u përpoq të argumentonte se zhvilluesit janë ata që i paguajnë Apple komisione dhe duhet të padisin ato dhe jo gjigantin e iPhone.
Gjykata Supreme Amerikane vendosi ditën e sotme që të lejonte hapjen e një padie kundrejt Apple. Në padi thuhet se Apple ka krijuar monopol me dyqanin e aplikacioneve App Store.
Apple u përpoq të argumentonte se zhvilluesit janë ata që i paguajnë Apple komisione dhe duhet të padisin ato dhe jo gjigantin e iPhone.
Por Gjykata Supreme vendosi se çështja mund të vazhdojë e tillë. Në një deklaratë për CNBC apple tha se është e bindur se do të fitojë kur faktet janë prezent.
“App Store nuk është një monopol,” u shpreh Apple. “App Store është platforma më e sigurtë dhe më e besueshme për konsumatorët.”
Apple gjithashtu tha se janë zhvilluesit ata që vendosin çmimin dhe vuri theksin tek fakti se shumica e aplikacioneve janë falas prej të cilave Apple nuk merr asgjë.
Vendimi i gjykatës ditën e sotme është larg finalizimit të padisë prandaj mbetet për tu parë sesi do të vijojë.
“Zhvilluesit kanë në dispozicion një numër platformash për të zgjedhur nga dyqanet e tjera të aplikacioneve tek televizorët smart dhe konsolat e lojërave,” tha Apple në lidhje me akuzat se ka krijuar monopol.