Insajderi
Biznes

Apple iPhone 12 duket se do të jetë më i vogël se iPhone SE

Insajderi
21 June 2020 - 07:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Apple iPhone 12 duket se do të jetë më i vogël se iPhone SE
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa telefonat po prodhohen gjithnjë e më të mëdhenj, një rrjedhje ka sugjeruar që iPhone 12 i ardhshëm mund të jetë edhe më i vogël se iPhone SE i tyre, i cili u lëshua në fillim të këtij viti.

iPhone 12 pritet të dalë në treg këtë vit, dhe një faqe në Twitter me emrin “EverythingApplePro”, ka postuar një video në Twitter ku ai vendos një copë plastike, gjoja një model të ndërtuar për iPhone 12, ngjitur me një iPhone SE, transmeton Telegrafi.

Modeli iPhone 12 është dukshëm më i vogël. Ai është gjithashtu pak më i hollë.

Ne nuk dimë përmasat e sakta të iPhone 12 dhe nuk mund të dimë ende detajet e tjera në lidhje me këtë telefon.

Sidoqoftë, nëse kjo rrjedhje është e saktë, ne po shohim një telefon më të vogël se 138.4 x 67.3 x 7.3 mm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark