×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Apple ka planifikuar një pajisje të realitetit të avancuar në vitin 2020

    Insajderi
    09 March 2019 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mundësi është që pajisja të lidhet me telefonin përmes Bluetooth. Pajisja AR mund të vijë me ekrane dhe sensorë që të gjurmojë ambientin përreth.

    Sipas një raporti të ri nga Ming-Chi Kuo, një analist i besueshëm i Apple, kompania ka nisur punën në një pajisje të realitetit të shtuar.

    Bëhet fjalë për një palë syze të cilat do të hyjnë në prodhim në tre mujorin e fundit të 2019-ës dhe duhet të jenë në shitje nga gjysma e parë e 2020.

    Ende nuk dihet se për çfarë do të shërbejnë këto syze. Kuo thotë se do të funksionojnë ngjashëm me Apple Watch. Në çfarë mënyre? Ai thotë se pajisja nuk funksionon pa një iPhone

    Syzet do të sillet si një ekran i cili ju jep informacionin drejt përpara syve tuaj. Punën e vështirë do ta bëjë iPhone për konektivitetin e internetit, vendndodhjen dhe fuqinë procesorike.

    Një mundësi është që pajisja të lidhet me telefonin përmes Bluetooth. Pajisja AR mund të vijë me ekrane dhe sensorë që të gjurmojë ambientin përreth.

    Në iOS Apple ka eksperimentuar me realitetin e shtuar kur prezantoi ARKit në iOS. Zhvilluesit kanë pasur mundësi të ndërtojnë aplikacione që integrojnë elementë dixhitalë në botën reale.

    Ndërsa shumë aplikacione kanë AR, shumica duket jo seriozë dhe nuk shtojnë asnjë vlerë. Gjithashtu numri i aplikacioneve AR ka qenë i kufizuar. Apple gjithashtu ka punuar për rindërtimin e Apple Maps me të dhëna të reja. Nuk po vizaton thjeshtë harta por ka pajisur makina me sensorë LiDAR dhe kamera për të filmuar çdo gjë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark