Insajderi
Biznes

Apple paralajmëron konferencë më 16 shtator – nuk pritet të prezantohet iPhone 12

Insajderi
08 September 2020 - 17:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Apple paralajmëron konferencë më 16 shtator – nuk pritet të prezantohet iPhone 12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple ka zbuluar zyrtarisht se do të mbajë një konferencë speciale këtë shtator, teksa ka ftuar gazetarët dhe publikun e gjerë që ta ndjekin atë ‘online’, kudo që ndodhen, më 16 shtator, nga ora 19:00 (sipas kohës sonë).

Në këtë ngjarje, Apple pritet të zbulojë pajisje krejtësisht të reja, përfshirë një iPad Air të ri dhe modele të reja të Apple Watch.

Përderisa spekulohej se konferenca do të fokusohej mbi iPhone 12, përveç modeleve të reja të Apple Watch dhe iPad, Bloomberg raporton se ngjarja e 16 shtatorit do të zbulojë vetëm detaje rreth iPad dhe Apple Watch të rinj.

iPhone 12 raportohet se do të prezantohet disa javë më vonë – pra në tetorin e sivjetmë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark