Krahasuar me kartat e printuara do të ketë tarifa vjetore, as tarifa ndërkombëtare, as tarifa në rast se kalohet limiti. Por ajo nuk është e kufizuar vetëm në kartë virtuale.
Ditën e Hënë Apple prezantoi një … kartë krediti. Apple Card është dizajnuar për iPhone dhe do të funksionojë me aplikacionin Wallet.
Kur regjistroheni nga iPhone mund ta përdorni me Apple Pay në vetëm pak minuta. Përpara prezantimit të kartës CEO i Apple Tim Cook gjeti rastin të ndante disa statistika për Apple Pay.
Këtë vit Apple Pay do të arrijë në 10 miliardë transaksione. Deri në fund të vitit, shërbimi do të jetë i disponueshëm në 40 vende të botës.
Po Apple Card? Kur regjistroheni mund të kontrolloni Apple Card nga aplikacioni Wallet. Kur klikoni kartën do të shikoni transaksionet e fundit, sa detyroheni dhe sa para keni shpenzuar në kategori të ndryshme.
Për të hedhur në qarkullim kartën Apple ka bashkëpunuar me Goldman Sachs dhe Mastercard. Apple tha se nuk e di se sa blini, ku e keni blerë dhe sa shpenzoni. Goldman Sachs gjithashtu premton se nuk do të shesë të dhënat për reklamim apo marketing.
Krahasuar me kartat e printuara do të ketë tarifa vjetore, as tarifa ndërkombëtare, as tarifa në rast se kalohet limiti. Por ajo nuk është e kufizuar vetëm në kartë virtuale.
Përdoruesit mund të marrin një prej titaniumi me emrin në të. Ajo nuk ka një numër, as kod CVV e as datë skadence. Ky informacion gjendet tek aplikacioni Wallet.
Nëse flasim për sigurinë, përdoruesit do të marrin një numër karte të ndryshme për çdo pajisje që e përdorin.
Karta do të jetë e disponueshme në Verë në SHBA.