Abonimi do të ofrojë akses tek të gjitha përmbajtjet e lojërave pa reklama. Apple do ta integrojë direkt në dyqanin e aplikacioneve App Store duke ofruar një seksion më vete.
Apple synon që të ndryshojë modelin e biznesit freemium me reklama të titujve të lojërave në favor të eksperiencave me akses të plotë dhe pa reklama të shkarkueshme në iOS, macOS dhe tvOS.
Në aktivitetin e mbajtur ditën e Hënë, Apple prezantoi Apple Arcade, shërbimin më të ri me pagesë për lojërat në mbarë produktet harduerike.
“Ne duam ta bëjmë këtë eksperiencë edhe më të mirë,” tha CEO i Apple Tim Cook në skenë.
Abonimi përfshin 100+ lojëra të reja dhe ekskluzive ndërsa Apple premtoi të shtojë titujt të tjerë. Duket sikur kompania kërkon të përfshihen në zhvillimin e lojërave duke punuar së bashku me zhvilluesit.
Abonimi do të ofrojë akses tek të gjitha përmbajtjet e lojërave pa reklama. Apple do ta integrojë direkt në dyqanin e aplikacioneve App Store duke ofruar një seksion më vete.
Shërbimi debuton në Vjeshtë. Apple vendosi të heshtë për çmimin por tha që do të ofrohet në 150 vende të botës.