Insajderi
Lajme

Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025

Insajderi
29 November 2024 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e mbajtur më 12.11.2024 ka miratuar strukturën e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025.

Derisa, tarifat e energjisë termike pa matje kanë mbetur të pandryshuara dhe vazhdon aplikimi i tarifave, që kanë qenë në fuqi edhe sezonin e kaluar ngrohës 0.76 euro për m/2 për konsumatorët banesor dhe 0.95 euro për konsumatorët afarist dhe institucional, tarifat për konsumatorët me matje do të aplikohen me zbritje.

Tarifa mujore për kapacitetin termik me matje (komponenta fikse) nga 0.78 euro për KW, është zbritur për 2.63% (0.76 euro për KW në muaj), ndërsa tarifa për furnizim/konsumin e energjisë termike (komponenta variabile) nga 36.25 euro për MWH është zbritur për 3.31% (35.05 euro MWH).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark