Insajderi
Show

Arbana Osmani bën reagimin prekës për vdekjen e Shpat Kasapit: Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet

Insajderi
26 November 2025 - 10:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arbana Osmani bën reagimin prekës për vdekjen e Shpat Kasapit: Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpat Kasapi, artisti i mirënjohur shqiptar nga Tetova, është ndarë papritur nga jeta, si pasojë e një ataku kardiak — një lajm që ka tronditur komunitetin muzikor dhe publikun.

Mes mesazheve të shumta ngushëllimi për familjen dhe fansat, moderatorja Arbana Osmani ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke kujtuar vitet kur punuan së bashku dhe duke falënderuar Shpatin për muziken, energjinë dhe buzeqeshjen që i dhuroi publikut.

“Shume i dhimbshem lajmi për largimin e parakohshem nga jeta të Shpat Kasapit… Faleminderit për muziken, energjine dhe buzeqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar, Shpat. U prehsh në paqe.”

Prekja dhe respekti janë të dukshme ndër reagime — një humbje që do mbetet e rëndë për skenën shqiptare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark