Ish kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se ai dhe subjekti që i takon kanë filluar zyrtarisht fushatën, shkruan Insajderi.
Përderisa partitë politike në vend kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tashmë edhe zyrtarisht është kohë fushate.
Arben Gashi, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 8 nga lista e LDK-ës, ka njoftuar në llogarinë zyrtare në Facebook sa tashmë kanë nisur fushatën.
“Fillojme zyrtarisht fushaten….” – shkroi ai.
Kujtojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka kandidat për kryeminstër Avdullah Hotin, i cili është edhe kryeministër në detyrë./Insajderi.org/