Shefi i Shtabit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në emisionin “POLITIKO” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se 14 shkurti ishte thirrje për përfaqësim politik, ishte thirrje me zë të lartë për reformë dhe për ndjekje të zërit të qytetarit të Kosovës, të cilin ne si LDK e dëgjuam dhe e shndërruam në veprim për t’u rikthyer me 17 tetor si partia e parë në vend.
Gashi tha së Rama e ka mbështetjen e parezervë të LDK-së.
“Përparim Rama e ka mbështetjen e parezervë të LDK-së Shefi i Shtabit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në nivel qendror dhe lokal”, është shprehur Gashi.
Ndër të tjera, Gashi ka thënë se Rama ka program të jashtëzakonshëm për ta zhvilluar kryeqytetin për të mirën e përgjithshme e për të gjithë.