×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arben Vitia jep zyrtarisht dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë

    Insajderi
    01 October 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Vitia edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. Vitia, këtë e konfirmoi në një konferencë për media, e cila edhe po mbahet aktualisht.

    Arsyeja e dorëheqjes është kandidatura e tij për të parin e Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

    Ai tha se periudha sa ka shërbyer si ministër, ka qenë prej më të mirave për të, në aspektin profesional, shkruan Insajderi.

    Tutje, Vitia shtoi se vendimin për dorëheqje e mori në bashkërendim me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Detyra e ministrit të shëndetësisë është në vetvete një detyrë me privilegj dhe përgjegjësi të lartë. Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që t’i shërbejë me gjithë fuqinë që disponojë popullit që i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica”, tha ai para gazetarëve.

    “U jam mirënjohës për jetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Jo përvojë na ka transformua të gjithëve pa përjashtim. Por mbi të gjitha në aspektin njerëzor kjo ka qenë pasuria më e madhe që e kam përfituar si qenie njerëzore, mjek, si politikan, si qytetarë i atdheut tonë të përbashkët”, u shpreh Vitia.

    “Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti për të cilin do të jem mirënjohës”, tregoi Vitia.

    “Nga tani e tutje do të jem me një ekip tjetër, do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës”, tha Vitia përcjell Insajderi.

    Në fjalimin e tij të gjatë, Vitia falënderojë kryeministrin Kurti për besimin e dhënë e secilin bashkëpunëtor sa ishte në krye të kësaj ministrie./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark