×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arben Vitia punësohet si menaxher në laboratorin “Olive”

    Insajderi
    26 May 2022 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tanimë ka nisur një rrugëtim të ri. Ai është punësuar si menaxhar në laboratorin privat “Olive”.

    Pozita e Vitisë në “Olive” u bë e ditur gjatë hapjes së një dege të këtij laboratori në Mitrovicë.

    https://streamable.com/1l50qj

    Për punësimin e tij u diskutua sot në Kuvendin e Kosovës.

    Deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu ka pyetur ministrin aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifin për ish ministrin Vitia nëse përbën konflikt interesi punësimi i tij në kompaninë “Olive” e cila sipas Haxhiut ka marr licencë për teste PCR, shkruan Gazeta Insajderi.

    Haxhiu tha se Arben Vitia merr pagë të majme rreth 5 mijë euro nga kjo kompani.

    “Në media është raportuar se ish ministri ka filluar punën në kompaninë “Olive”. Në foton e publikuar në media ai shihet në stafin e kësaj kompanie. Sipas raportimeve Vitia do të ketë pagë të majme deri 5 mijë euro”

    “A është kjo konflikt interesi pasi ajo kompani është licencuar për PCR nga Ministria e Shendetësisë. Sipas ligjit për parandalimin e Konflikt interesit zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet deri në dy vite pas përfundimit të funksionit publik.”, pyeti Haxhiu, shkruan Insajderi.

    Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se nëse kjo përbën shkelje të ligjit do të merren organet kompetent.

    “Kjo pyetje është jashtë konformiteti tim. Por nëse është konflikt interesi organet kompetente merren me to. Ndërsa unë mendoj që secili qytetar i Republikës ka të drejt të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat apo shtetërore”, tha ministri Latifi.

    Ditë më parë në media ishte raportuar se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të drejtojë një spital të madh shëndetësor “Olive”, i cili pritet të nis punën gjatë muajit qershor.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark