Ata janë duke shijuar lidhjen prej afro dy vitesh.
Fjala është për reperin Fero dhe të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli, të cilët vazhdojnë të jenë akoma dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Të njëjtit po ashtu janë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, ndërsa reperi nga Gjilani këtë kohë ka qenë më shumë i fokusuar në karrierën e tij.
Së fundmi ishte modelja shqiptare, ajo e cila ka ndarë një moment intim përkrah Feros në InstaStory.
“Nuk e di pse ai dëshiron të bëjë fotografi kur unë jam në gjumë”, ka qenë mbishkrimi i imazhit.
Fero në anën tjetër ka paralajmëruar disa bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.
Një të tillë së shpejti do të publikojë me Blunt dhe Real, gjersa më pas vjen së bashku me Morena Tarakun dhe Genta Ismajlin.