×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Potoku para përballjes së nesërme ndaj Astanas: Kemi gjasat tona për të kaluar grupin

    Insajderi
    08 November 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në konferencë për media për ndeshjen ndaj Astanas, në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ishte edhe mbrojtësi i majtë, Arbër Potoku.

    Ai ka thënë se në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, Ballkani dominoi, por fati nuk ishte me ta, ndërsa shtoi se do të luajë për fitore të enjten.

    “Është përballje e rëndësishme, por në këtë nivel të garave janë të tria rezultatet. Kishim lojën në Prishtinë, por fati nuk ishte në anën tonë. Po punojmë të përshtatemi me motin dhe orën për t’u kthyer në Prishtinë me kokën lart”.

    “Në atë ndeshje në Kosovë, pritjet kanë qenë më të mëdha nga ana jonë. Astana është skuadër e mirë, por nganjëherë fati nuk është në anën e më të mirit. Astana na ndëshkoi me dy goditje dhe fitoi ndeshjen”.

    “Për ne është viti i dytë dhe eksperienca flet për kundërshtarët. Objektivi ynë nuk ka qenë kalimi i grupit, por duke parë fitoren ndaj Dinamos na janë rritur objektivat. Kemi gjasat tona për të kaluar grupin. Do të ishte madhore për ne nëse do ta siguronim fazën nokaut”, ka thënë Daja.

    Pas ndeshjes ndaj Astanas, Ballkani e pret Plzenin në Prishtinë më 30 nëntor. Duelin e fundit në grup do ta luajë në udhëtim ndaj Dinamos në Zagreb, më 14 dhjetor. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark