×
  • Sport
  • Sport

    Arbnor Muja tregon bisedën e parë që kishte pasur me Sylvinhon

    Insajderi
    22 October 2023 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arbnor Muja ka thënë se biseda me Sylvinhon dhe stafin e tij kishte pasur edhe para grumbullimit të parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

    Muja theksoi gjithashtu se tekniku brazilian ishte shprehur shumë i kënaqur që do të jetë pjesë e skuadrës.

    ”Biseda me Sylvinhon dhe stafin e tij kam pasur edhe para grumbullimit, kurse sa i përket bisedës së parë fizikisht është që ai ka shprehur shumë dëshirë të jem pjesë e ekipit kombëtar dhe kur arrita aty, ai më tha se menzi s’presim që ti të bashkohesh dhe komponohesh me ekipin, jemi shumë të gëzuar qe je këtu. Me një fjalë më ka suportuar shumë dhe më ka bërë që të ndihem si në shtëpi. Kjo ishte një hap shumë i madh për mua që të ndihem më mirë me grupin dhe stafin e ekipit kombëtar,” tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark