×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Gjini tregon çfarë raportesh ka me Pal Lekajn

    Insajderi
    26 October 2021 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i AAK’së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka folur rreth raportimeve se ishte Pal Lekaj ai që bashkëpunoi me PShDK’në për zgjedhjet komunale të 17 tetorit. Gjini është në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën e VV’së.

    “Pal Lekaj është Aleancë, nuk e kam plan me u lëshuar në këtë temë por çështja është se nëse unë duhet me i vë faj dikujt, pse për 1600 vota s’kemi kaluar pa balotazh, atëherë duhet me kthyer pasqyrën dhe me pa a kemi bërë ne ndonjë gabim unë dhe kolegët e mi”, thotë Gjini.

    “Unë mendoj se ka pasur njerëz që është dashur me u angazhu pak më shumë. Unë besoj se do të angazhohen”, shtoi ai.

    “Unë nuk e kam prit që PSHDK’ja do të nxjerr kandidat në këto zgjedhje. Por ata kanë besuar se është mirë për PSHDK’në me nxjerr kandidat”, tregoi Gjini në RTV Dukagjini.

    Ndërkohë ditë më parë në Pressing në T7, Pal Lekaj kishte mohuar raportimet e tilla.

    “Unë kam punuar shumë që PSHDK të mos ketë kandidat në këto zgjedhje por ka pasur problem tash e dy vjet në mes të koalicionit AAK-PSHDK për të cilat unë gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar t’i shuajë”, kishte thënë Lekaj.

    Ardian Gjini prin me 18.382 ose 46 për qind të votave derisa Mimoza Kusari-Lila mori 14.819 ose 37,08 për qind.

    Ferdinand Kolaj i PSHDK’së u rendit i treti me 2.652 ose 6.64 për qind të votave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark