Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës, Dr. Ardian Shala, realizoi një vizitë te kompania “Alba Fix”, në Duhël, nga ku prezantoi pjesë nga platforma e tij për përkrahjen ndaj bizneseve.
“Përkrahja infrastrukturore, lehtësirat e të bërit biznes dhe angazhimi për ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive tona, janë detyrat e mia ndaj bizneseve”, theksoi Shala.
Ndërsa, për ndërtimin e rrugës dhe kanalizimit për këtë zonë, ai tha se e ka prioritet.
“Gjithsesi, suksesi i bizneseve të komunës tonë, është sukses i të gjithëve dhe do të kontribuojmë fuqishëm në këtë drejtim gjatë mandatit të ardhshëm”, tha ndër të tjera, Shala.