Insajderi
Lajme

Arian Tahiri lajmërohet pas mbylljes së kutisë së votimeve, ka një mesazh për vëzhguesit dhe komisionerët

Insajderi
09 November 2025 - 19:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arian Tahiri lajmërohet pas mbylljes së kutisë së votimeve, ka një mesazh për vëzhguesit dhe komisionerët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, është lajmëruar pas mbylljes së procesit të votimit.

Tahiri me anë të një video-mesazhi iu ka bërë thirrje vëzhguesve dhe komisionerëve që ta respektojnë vullnetin e mitrovicasve përmes ruajtjes së votës, shkruan Insajderi.

“Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas.

Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat”, ka thënë Tahiri.

Exit Poll-et e shpallën fitues Tahirin me rezultat të ngushtë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark