×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ariana konfirmon rikthimin me Don Xhon? Modelja ruse i premton reperit dashuri të përjetshme

    Insajderi
    06 June 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dyshimet se Don Xhon dhe Ariana Lirey janë takuar sërish dolën të vërteta.

    Ish-çifti ka kaluar kohë së bashku në Mal të Zi për xhirimet e videoklipit të ri të reperit, ku modelja është protagoniste.

    Ka qenë artisti drenicas, i cili ka zbuluar pamje nga klipi duke befasuar të gjithë.

    “Le të shpërthejë”, ka shkruar mbi videon e paralajmërimit Don Xhoni.

    Të njëjtën video e ka shpërndarë edhe Ariana mbi të cilën ka shkruar: Faleminderit për tregimin tonë dhe dashurinë, të dua përgjithmonë.

    Në një storie tjetër Don Xhoni ka shkruar: IKE është vepër e jo hajgare. Tregu i jonë ka pas nevojë për ksi kënge, kështu që priteni këtë javë bombën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark