×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Arianit Ahmeti kërkon nga RTK-ja ta publikojë dokumentin e Ademit të (pa)publikuar mbrëmë

    Insajderi
    21 March 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kundërshtari i Kryesisë aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti, i ka bërë thirrje publike Televizionit Publik të Kosovës (RTK) që ta publikojë në tërësi një dokument, të cilin e shfaqën sipërfaqësisht të dielën mbrëma gjatë një interviste me kryetarin aktual, Agim Ademi, i cili po has në probleme të mëdha për ta marrë një tjetër mandat në krye të FFK-së.

    Qe disa javë në futbollin kosovar është krijuar një katrahurë e madhe si rrjedhojë e një Kuvendi Zgjedhor të ftuar më 6 prill, mbi të cilin janë hedh dyshime të forta për manipulime dhe kurdisje të këtij procesi zgjedhor.

    Pas shumë e shumë akuzave të hedhura në drejtim të Agim Ademit nga figura eminente të FFK-së dhe futbollit, kryetari aktual vetëm mbrëmë u paraqit në një televizion, edhe atë në RTK, për të cilin televizion ish sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, kishte thënë se i shërben Ademit.

    Mbrëmë gjatë intervistës me Ademin moderatorët e emisionit treguan që e kanë marrë një dokument nga Ademi, i cili u tha se e ka marrë si vërtetim nga organet e drejtësisë për të konfirmuar pastërtinë e tij me ligjin, por pa e lexuar fare dokumentin në tonësi.

    E Arianit Ahmeti sot përmes profilit të tij në “Facebook” e ka publikuar një shkrim, për të cilin thotë se i përket dokumentit të (pa)publikuar në RTK, e ku sipas Ahmetit, konfirmohet problemi i Ademit me ligjin.

    Sipas Ahmetit, në atë dokument thuhet: “Sipas evidencës penale që posedon Gjykata Themelore ne Prishtinë, nga regjistri elektronik i menaxhimit të lëndëve SMIL, ndaj personit të lartëcekur Agim (Qazim) Ademi, me të dhëna personale si më lartë, është e inicuar procedurë giyqësore penale, sipas lëndës 2019:089015 bazuar në aktakuzën e Prokurorisë  Themelore PP.Nr.642-1/20212. Për shkak të veprës penale Detyrimi në bashkëkryerje nga neni 267 par.2 në lidhje me paragrafin 1, e paraparë tani sipas nenit 340 par. 1, lidhur me nenin 31 të KPK-së të vitit 2013. Ndërsa nuk rezulton procedurë tjetër e inicuar ndaj tij”, shkruan në dokument, sipas pretendimit të Arianit Ahmetit.

    Andaj, ish zëvendës sekretari gjeneral ka kërkuar nga RTK, si televizion publik, ta tregojë të vërtetën e të mos e lajthitë audiencën. “Ftoj RTK, si Televizion Publik i Republikës së Kosovës që për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj publikut ta #PUBLIKOJ letrën e cila u shfaqe mbrëmë në emisionin sportiv “AS””, ka shkruar ai.

    Në këtë emision Agim Ademi mohoi që UEFA ta ketë dërguar ndonjëherë në FFK ndonjë letër me vendim për pezullimin e tij nga futbolli si pasojë që ishte dënuar me 9 muaj burgim nga Gjykata e Apelit, për një rast të tij, i cili pastaj shkoi në rigjykim nga Supremja. Ademi me “trimëri” bëri ftesë në televizionin publik që të publikohet ajo letër nëse dikush e ka, duke thënë se një aso letre nuk ekziston. Dhe, vetëm pas pak minutash letra u zbulua nga media. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark