×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Arianit Ahmeti ngreh dyshime: Dikush në FFK po i di vendimet e Gjykatave ende pa dalë ato

    Insajderi
    05 April 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendës sekretari i Federatës të Futbollit së Kosovës, Arianit Ahmeti thotë se ende nuk është pranuar Aktvendimi i Gjykatës lidhur me ankesën që e ka bërë Gramoz Vokrri, pasi që FFK-ja kishte vendosur mos ta lejonte që të ishte në garë për kryetar të kësaj Federate, ku Kuvendi Zgjedhor pritet që të mbahet nesër, më 6 prill, 2022.

    Në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net, Arianit Ahmeti thotë se ende nuk është pranuar Aktvendimi i Gjykatës, ku si i tillë thotë se nuk ka përgjigje, pasi sipas tij e tëra çfarë po shihet është vetëm një foto nga kompjuteri i dikujt që e ka shkruar këtë aktvendim.

    “Nuk kam përgjigje pa e pa Aktvendimin, nuk është pranu Aktvendimi i Gjykatës, ajo që po e shofim është një foto nga kompjuteri i dikujt që e ka shkru këtë aktvendim”, thotë Ahmeti.

    Ahmeti e vlerëson si të “çuditshme” situatën e krijuar gjyqësore, pasi sipas tij më datën 1 prill të këtij viti është përpiluar aktvendimi, por ka dalur ditën e hënë nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku përmend se kjo ka ndodhur ende pa shkuar në shkrimore të Gjykatës.

    Veç të tjerash, ish zëvendës sekretari i FFK-së thotë se me gjasë dikush është duke ditur vendimet e Gjykatave, vendime këto të cilat dihen ende pa dalur në rrugë e procedurë normale.

    “Është absurde dhe e çuditshme se si qysh të premten, pra me 01/04/2022 është përpiluar ky Aktvendim e ka dalë të hënen nga FFK ende pa shku në shkrimore të Gjykatës. Si duket dikush po e dinë vendimet e Gjykatave ende pa dalë në rrugën dhe proceduren normale”, vlerëson ai në biseden për Gazetën Online Reporteri.net.

    Federata e Futbollit të Kosovës dje ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është refuzuar kërkesë padia e Gramoz Vokrrit, pasi që është cilësuar si e pabazuar.

    Por, nga kjo Gjykatë e kanë shpallur veten jo kompetente për të vendosur, veçse më pas Departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Vokrrit për anulimin dhe shtyrjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së.

    E, kandidaturën për kreun e FFK-së e kishte shpallur edhe vetë Ahmeti, por jo zyrtarisht, i cili pas kandidimit të Gramoz Vokrrit, djalit të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kishe dalur në përkrahje të Vokrrit.

    Vlen të përmendet se në dhjetor të viti 2019, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e përjashtoi Ahmetin nga organizata e futbollit, ku ata unanimisht u pajtuan me shkarkimin e zëvendës sekretarit të deri atëhershëm, Arianit Ahmeti.

    Nesër pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për kryetar të FFK-së, ku kryetari aktual, Agim Ademi ka mbetur i vetmi kandidat për të parin e FFK-së. /Reporteri.net/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark