×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arifi: Kurti në Kosovë “skifter”, në Bruksel “pulë e lagur”

    Insajderi
    31 October 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit.

    Sipas tij, Kurti e ka harruar Luginën e Preshevës dhe premtimet e tij për reciprocitet në dialog janë harruar.

    Më tej duke komentuar raftin e Asociacionit të ciline e ka pranuar Kurti, Arifi ka thënë se Kurti në Kosovë po është “skifter” e në Bruksel “pulë e lagur”.

    “Unë jam çdo herë kritik ndaj VV-së dhe Albin Kurtit sepse nuk e kam besuar kurrë që mund të bej atë që e thotë. Ne Kosovë ia ka mbajtur skifter, e ne Bruksel tash po shihet ka dal si pulë e lagtë. Në këtë kontekst e kam de fakto, sepse nuk e ka pasur të sinqertë Luginën e Preshevës në kuadër të dialogut. Ka folur për reciprocitet, ku është reciprociteti”, ka thënë Arifi në Debat Plus të RTV Dukagjinit

    Sipas tij, Kurti me veprimet e tij në dialog ka bërë “tradhti” ndaj shqiptarëve të Luginës.

    “Me atë marrëveshje (të Ohrit) që e ka pranu Kurti, e ka varros aspiratat tonë në bazë të referendumit të 1992 për tu bashkuar me Kosovën. E ka varros, nuk ka shpresë më, sepse ndërkombëtarët më nuk lejojnë të bisedohet edhe për çështjen e Luginës të bashkohet në Republikën e Kosovës. Nuk e lejojnë më. E kjo tash për ne është tradhti kombëtare”, ka shtuar Arifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark