×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arifi për Faton Bislimin: Është hajn, i ka marrë 142 mijë euro për lobim, është familjar i Besnik Bislimit

    Insajderi
    20 June 2023 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, ka akuzuar për korrupsion Faton Bislimin, ish-anëtar i kryesisë së LDK-së.

    Madje Arifi thotë se dorëheqja e Bislimit ka ardhur për shkak që siç thotë ai “aferës”.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës ka autorizuar Faton Bislimin për të dërguar një grup politikanësh nga Lugina e Preshevës për në SHBA, duke marrë 142 mijë euro prej 2 milionë sa janë ndarë nga Qeveria.

    E ai thotë se në atë delegacion nuk është ftuar partia më e madhe në Preshevë që ai e drejton.

    “Pak përpara se me u organizu tripi për Amerikë e ka hapur një adresë postare, një adresë fake, një kompani e cila nuk ka zyre e lërë më licencë zbatimi për lobim. Fatoni i ka pranu 142 mijë euro prej 2 milionëve për me i dërgu njerëzit atje pa licencë për shkak të lidhjes së tij me Besnikun. Edhe kjo është pjesë e kallëzimit penal”, ka thënë Arifi në Pressing të T7.

    Ai nuk ka nguruar ta quajë Bislimin “hajdut”, duke thënë se ka zhvatur paratë publike përmes Besnik Bislimit.

    Gazeta Insajderi ka raportuar detaje nga kallëzimi penal i Arifit ndaj Bislimit lidhur me këto para.

    Keqpërdorimi i parë që përmendet ka të bëjë me një vizitë të përfaqësueseve të Luginës për në SHBA. Parat e ndara nga Qeveria parashihej të deponoheshin në llogarinë e Këshillit Nacional Shqiptar, i cili udhëhiqet nga Ragmi Mustafi. Por, dyshohet se nuk ndodhi kështu.

    50 mijë euro pretendohet se janë deponuar direkt në llogarinë e kompanisë së kushëririt të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, Faton Bislimi si dhe person i afërt me krerët e Partisë së Veprim Demokratik (PVD).

    Kompania e Faton Bislimi “Washington International Affair Institute” – dyshohet të jetë hapur 8 muaj para ndarjes buxhetore të qeverisë.

    “Washington International Affair Institute L.L.C është kompani e hapur me datë 3 shtator 2021, pra 8 muaj para vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferimin e mjeteve. Kjo kompani figuron në emër të Faton Bislimit, Kushëririt të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi dhe mik i liderëve te PVD-së i cili vitet e fundit i ka shpeshtuar vizitat në Luginë si dhe ishte shoqërues i përkohshëm i përfaqësuesve të Luginës në SHBA. Pra 50,000 euro të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës u bartën në llogari të Faton Bislimit respektivisht në kompaninë e tij Washington International Affair Institute L.L.C”, thuhet në kallëzim penal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark