×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arifi publikon foto të këshilltares së Kurtit me Vulinin, ka një mesazh për Ramabajën

    Insajderi
    21 June 2023 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka publikuar disa fotografi të këshilltares së kryeministrit Kurti, Ardita Sinani dhe shefit të Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, në profilin e tij në Facebook.

    Arifi kërkoi që këto fotografi t’i shoh Sadri Ramabaja, derisa tha se analisti ka shpifur dhe ka bërë propagandë kundër tij.

    Tregojini këto fotografi aparatçikit të partisë në pushtet, Ramabajës, i cili shpifte paskrupullt në debatin e mbrëmshëm televiziv për të krijuar konspiracione bashkë me mjete e insinuata tjera propagandistike kundër meje“.

    Sa për sqarim: Në foto është Këshilltarja e Kryeministrit Kurti, Ardita Sinani me Vulinin dhe pyesni atë, se kjo foto a e bënë Sinanin tani bashkëpuntore të Vulinit, meqë paska vizituar së bashku me Vulinin një manifestim lokal në Preshevë“, ka shkruar Arifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark