Arijan Ademi ka shkëlqyer në derbin e madh kroat, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër në fitoren 4:0 të Dinamo Zagrebit përballë Hajdukut.
Ademi realizoi golin e parë për Dinamon, edhe atë vetëm pas 8 minutave lojë, kur me një goditje nga mbrapa arriti që të mposhtë portierin Sentiç.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas, Ademi u gjind sërish brenda zonës kundërshtare, ndërsa këtë herë në pamundësi për të goditur, asistoi për Baturina, i cili në ato momente shënoi për 2:0.
Ishte kjo fitorja e 17-të sezonale për Dinamo Zagrebin, që pas 22 xhirove numëron 55 pikë, 11 më shumë se Hajduku i vendit të dytë, që në anën tjetër ka edhe një ndeshje më shumë se skuadra nga kryeqendra kroate.