×
Show

Arilena Ara shpallet fituese e Festivalit të RTSH-së

Insajderi
23 December 2019 - 00:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar.

Ajo pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dal fituese në mesin e 12-të artistëve pjesëmarrës në natën finale, shkruan Insajderi.

“Shaj” mbanë titullin kënga e saj, me të cilën pritet të ngjitet në skenën e festivalit më të madh Evropian. Artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta.

Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën.

Në anën tjetër, Elvana Gjata ka dalë e dyta në këtë garë, ndonëse pritjet për ta fituar këtë festival ishin të mëdha.

/ © Insajderi /

https://youtu.be/LHvfwuAGLgU

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark