×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ariu viziton shtëpinë në SHBA dhe i bie ziles së derës/ VIDEO

    Insajderi
    03 August 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua ka pasur një vizitor të papritur në SHBA. Më konkretisht, gruaja nga Karolina e Jugut pa nga kamera se një ari endej rreth shtëpisë së saj dhe përfundon duke i rënë ziles. Ariu shihet në video duke shikuar përreth verandës dhe duke luajtur jashtë.

    “Unë u ngrita në mëngjes dhe pashë njoftimet nga kamera ime e ziles së derës”, tha Wendy Watson duke shtuar se “kur pashë ariun në video u trondita aq shumë”. Një incident i ngjashëm ka ndodhur rreth një javë më parë dhe pikërisht në të njëjtën rrugë.

    David Leland pohoi se po shijonte kafen e mëngjesit para se të dallonte tre arinj në oborrin e shtëpisë së tij. “Unë vrapova në dhomën e gjumit për të marrë celularin dhe për t’i thënë gruas sime. Kur u ktheva në verandë, njëri ishte zhdukur në pyll, por të tjerët po luanin”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark