×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arjan Konomi i reagon ashpër Zhaklinës dhe Arbërit: Njerëz të rëndomtë, mediokër…

    Insajderi
    10 April 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debati i bërë nga opnionistët e Big Brother Vip Albania ka krijuar mjaft trazira në rrjet. Shumë ndjekës të spektaklit kanë dhënë komentet e tyre mbi debatin. Dhe krah me të gjithë ka reaguar dhe opinionisti Arjan Konomi . Duke shprehur se nuk preferon të komentojë mbi gjithcka dhe për më tepër në formate të ndryshme televizive këtë rradhë ai e theu qetësinë e tij.

    Ish opinionisti i Big Brother postoi një video në rrjetin social Instagram, ku u shpreh se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në një nivel të jo atij formati duke i krahasuar me njerëz të rëndomtë dhe mediokër.

    Deklarata e tij e plotë në Instagram:

    “Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

    Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

    Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.

    Tek i degjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark