×
  • Showbiz
  • Show

    Arjan Konomi kritikoi ashpër Zhaklinën dhe Arbrin, opinionistit i ndodh e papritura?

    Insajderi
    17 April 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opinionisti i njohur Arjan Konomi së fundmi ka qenë në vëmendje me kritikat që ka pasur kundrejt opinionistëve të Big Brother VIP.

    Ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklinë Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër.

    “Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjo se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.

    Në mediat në Shqipëpi gjatë fundjavës ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin Top Channel. Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.

    Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa sot ka marrë rrugë drejt Suedisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark